Flash News

POLITIKOFF

“Po kaloj ditë të këqija, askujt nuk i intereson”, postimi shqetësues i Ronela Hajatit

“Po kaloj ditë të këqija, askujt nuk i intereson”,

Me një postim në llogarinë e saj, Ronela Hajati ka shqetësuar jo pak fansat e saj.

Përmes postimit, këngëtarja ka treguar se nuk po kalon një periudhë të mirë dhe sipas saj askujt uk i intereson kjo gjë.

 “Gjithë jetën kam qeshur dhe isha optimiste edhe në ditë të vështira. Por tani jam në periudhën më të keqe të jetës dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem e vetme në gjithë këtë. Asnjëherë nuk ke nga ta dish çfarë po kalon një njeri”, ka shkruar këngëtarja në Instastory.

Kujtojmë se në vetëm pak muaj, Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” me këngën "Sekret".

“Po kaloj ditë të këqija, askujt nuk i intereson”,

Të fundit