Flash News

POLITIKOFF

“Po luan me Eglin”, Xheneta Fetahu thyen heshtjen: Jam e zhgënjyer nga Gjesti

“Po luan me Eglin”, Xheneta Fetahu thyen heshtjen: Jam e

Xheneta Fetahu ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Gjesti, duke shprehur zhgënjimin e saj për sjelljen e tij në "Big Brother VIP Albania".

Në një intervistë me gazetarët Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku, ajo është shprehur e lënduar dhe e shokuar nga veprimet e tij, duke e akuzuar për një lojë të përsëritur me Egli Takon.

Jam e shokuar, e zhgënjyer dhe e lënduar vetëm për faktin se kam pasur dyshime për të. Nëse ndjenjat e tij ndaj meje do të kishin qenë të sinqerta, nuk do të mund të bënte të njëjtat gjëra me dikë tjetër vetëm 10 ditë pas ndarjes sonë,” u shpreh Xheneta.

Ajo shtoi se nuk e beson më Gjestin dhe se nuk dëshiron asnjë kontakt me të.

I kam parë të gjitha lajmet dhe më vjen keq për ata që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Nuk i besoj më dhe ai është personi i fundit që mund të ketë kontakt me mua,” tha ajo.

Xheneta la të kuptohet se nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e tij në rrjetet sociale dhe i uroi suksese në lojën e tij, por theksoi se nuk do të rikthehej më tek ai.

Ky reagim vjen pas afrimitetit të Gjesti me Egli Takon në BBVA, gjë që ka ndezur debat mes ndjekësve të reality show-t.

Të fundit