Flash News

POLITIKOFF

 "Po mendoja se kisha goditje në tru", Lori Hoxha tregon për momentet e frikshme të atakut të panikut

 "Po mendoja se kisha goditje në tru", Lori Hoxha tregon

Lori Hoxha ka folur gjithmonë hapur me fansat dhe ndjekësit e saj për ankthin dhe atakun e panikut që i ndodh shpesh herë.

Në një nga pyetjet e "Ask Me" në Instagram ishte dhe një kuriozitet se cila ka qenë një nga ditët më të këqija të krizave të panikut.

Lori ka folur për ditën kur kanë qenë duke organizuar dasmën e mitrës së saj, ku madje mendoi se po përjetonte goditje në tru:

“Verë 2018. Ne ishim duke organizuar dasmën e motrës sime dhe ishim në Milano. Më kujtohet kjo ditë, sepse kisha dridhje në gjithë trupin dhe më dukej sikur dridhesha, por në fakt nuk po më ndodhte kjo gjë. Po përpiqesha shumë fort që të isha prezente. Atë mbrëmje shkuam për darkë në Nobu dhe po përdorja shkopinj dhe njëri prej tyre më ra nga dora dhe po mendoja se kisha goditje në tru, kështu që u ngrita, u largova dhe fillova të qaja në rrugë. Kjo zgjati deri në tetor, kur lëviza në Londër. Kam pasur vetëm 2 atak paniku që atëherë.”

 "Po mendoja se kisha goditje në tru", Lori Hoxha tregon

Të fundit