Flash News

POLITIKOFF

Po përflitet për dy lajme, Bora Zemani konfirmon njërin dhe mohon tjetrin

Po përflitet për dy lajme, Bora Zemani konfirmon njërin dhe mohon

Moderatorja e Top Channel Bora Zemani përveç angazhimit të saj në prezantimin e "Përputhen" ka qenë shumë e diskutuar në mediat sociale edhe për lidhjen me aktorin e humorit, Donald Veshajn. Lidhje kjo që përfundoi disa kohë më parë, e megjithatë Bora asnjëherë nuk e mohoi këtë lajm.

Ndërkohë, gjatë verës, Bora u përfol që ishte në një lidhje me ish-konkurrentin e "Përputhen 2", Atdhe Xheravinën dhe rrjeti prej kohësh komenton këtë lajm, i cili duket që nuk është i vërtetë.

Në një bisedë me fansat në faqen e saj të biznesit, Bora i është përgjigjur edhe pyetjeve të fansave, duke konfirmuar kështu lajmin e parë, pra që është ndarë nga Donali dhe duke mohuar lajmin e dytë, që është në një lidhje me Atdhe Xheravinën. Pra, që është beqare.

"100% beqare. E fokusuar tërësisht tek Arbori dhe puna"- iu përgjigj Bora pyetjes së një fanseje kur i shkroi nëse ishte në një lidhje apo beqare.

Po përflitet për dy lajme, Bora Zemani konfirmon njërin dhe mohon

Të fundit