Flash News

POLITIKOFF

"Po rrahin Kristin!”, Robert Aliaj hyn në studio në mes të emisionit

"Po rrahin Kristin!”, Robert Aliaj hyn në studio në mes

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj i ftuar në “E Diell" për të diskutuar në lidhje me “Instagram”-in është përplasur me vajzat në studio.

Ju shisni në Instagram narcizmin që keni, të sëmurë jeni narciste, vetëm atë nxirrni ju në Instagram. Mos më thuaj mua se nxirrni në Instagram gjërat më të bukura, jo. Mbi të gjitha veshjet janë super të shëmtuara, se i kam parë, bashkëpunimet që keni bërë. Cila është ana juaj më e bukur? Një pozë në pishina me bikini? Ajo është ana më e shëmtuar”, u tha Kristi vajzave.

Teksa vajzat e kundërshtuan, në studio hyn babai i Kristit, Robert Aliaj, i cili si fillim shprehet:

Shumë po gërthisnit. Unë isha aty jashtë, u bëra kurioz, e thashë çfarë po bëhet aty. Shumë interesante, biseda më duket tërësisht interesante dhe shumë relevante. Me aq sa ju dëgjova, se dëgjohej shumë jashtë, thashë mos po rrahin Kristin”.

 

Të fundit