Flash News

POLITIKOFF

Postimi i fundit i Lori Hoxhës thumb për Donaldin?

Postimi i fundit i Lori Hoxhës thumb për Donaldin?

Postimi i Lorit mund të jetë për Donaldin: Nëse ju ofrohet një vend në anijen kozmike, mos pyesni cilën, vetëm hipni

Të premten në finalen e madhe të "Big Brother Albania", fitues i edicionit të parë të formatit me VIP-a u shpall balerini me një karrierë prej 3 dekadash, Ilir Shaqiri.

Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga Donaldi, i cili u rëndit i dyti në këtë garë dhe nga fansat e tij po ashtu. Donadi madje as nuk ka marrë pjesë në "Post Big Brother" dhe përflitet se ai dhe Romeo kanë anuluar emisionin "Më lër të flas".

Lidhur me këtë situatë duket se ka reaguar Lori me një postim që të lë të nënkuptosh se e ka për Donaldin.

Në një album fotosh nga prapaskenat e "Big Brother Vip Albania", Lori shkruan:

"Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se cilën ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”

Megjithëse Donaldi ishte favorit në sondazhet online ku kanë votuar më shumë të rinjtë, Iliri është ai që është pëlqyer nga një moshë më e madhe dhe theksojmë se Iliri po ashtu është shpallur më shumë i preferuari i shtëpisë së asnjë banor tjetër në shtëpi gjatë gjithë muajve që ata ishin brenda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Të fundit