Flash News

POLITIKOFF

Pozoi me xhaketë që i ekspozonte dekoltenë, kryeministrja finlandeze ndez debat në rrjet: Seksizëm

 

Pozoi me xhaketë që i ekspozonte dekoltenë, kryeministrja

Sanna Marin, kryeministrja finlandeze, është vendosur në një debat të ashpër por dhe të zjarrtë në rrjet për shkak se ka pozuar me një xhaketë me dekolte që ishte goxha e theksuar për pozicionin që ka.

Kryeministrja më e re në botë, pozoi për revistën "Trendi" dhe pasi fotot u shpërndanë në rrjetet sociale pati një vërshim komentesh që e cilësuan veshjen e saj si "qesharake" dhe "pa shije. Teksa të tjerë shkruanin se "po poshtron zyrën e saj".

Por nga ana tjetër ka pasur dhe të tjerë që kanë përkrahur kryeministren dhe kanë dalë kundër kritikave (përfshirë dhe figura të njohura) që theksuan se komentet janë të nxituara nga seksizmi dhe mizogjinia.

Të fundit