Flash News

POLITIKOFF

"Prandaj mbase kam ngelur beqar", përgjigja e ish-të fejuarit të JLo bëhet virale në rrjetet sociale

"Prandaj mbase kam ngelur beqar", përgjigja e ish-të

I ftuar në "Fox Sports", ish-i fejuari i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez i ka bërë të gjithë të qeshin me përgjigjen e tij pas videos që panë në studio, pasi u shfaqën pamjet e lojtarëve nga Tampa Bay Rays.

“Nuk është hera e parë që njerëzit kanë ngrënë kokoshka në mes të lojës”, tha Kevin Burkhardt, pasi në ekran u shfaq Cameron Diaz duke ushqyer me kokoshka Rodriguez gjatë Super Bowl 2010.

Alex, i cili pati një lidhje me Diaz nga viti 2010 deri në vitin 2011 tha: "Epo, kjo është ndoshta arsyeja pse jam beqar”. Kjo përgjigje e tij ka shkaktuar shumë të qeshura në studio dhe më pas kjo video është bërë virale kudo në rrjetet sociale, e sidomos në Twitter.

Kujtojmë se vetëm para disa muajsh Alex dhe këngëtarja Jennifer Lopez i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Të fundit