Flash News

POLITIKOFF

Prania e Justin Bieber "acaron" fansat dhe i kthehen kundër Jennifer Aniston

Prania e Justin Bieber "acaron" fansat dhe i kthehen kundër

Që nga publikimi i ribashkimit të "Friends" - serialit ikonik - aktorja Jennifer Aniston ka publikuar foto pafund nga prapaskenat.

Në një nga postimet e radhës ishte ai i djeshmi ku 52-vjeçarja postoi një foto që la fansat të habitur, teksa ata e pyesnin pse Justin Beiber, 27 vjeç dhe gruaja e tij Hailey Baldwin, 24 vjeç, ishin në setin e ribashkimit të miqve.

“Bëni swipe për të parë selfiet e ne të pestëve… kur dy botë komplet të ndryshme bashkohen”, ka shkruar Jennifer krahas fotove, të cilat nuk i pëlqyen aspak fansave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Disa nga komentet më të shpeshta janë:

“Pse është Bieber atje?”

“Vazhdoj të mos e kuptoj pse Justin Bieber ka qenë aty”

“Nuk ka arsye pse Hailey dhe Justin Bieber të jenë aty”.

Ndërsa një fans tjetër është munduar të qetësojë fansat e acaruar teksa shkruan:

“Sepse ai e adhuron Friends! Ai dhe Hailey e shikojnë çdo ditë serialin. Justin ka vuajtur nga ankthi dhe ka thënë se Friends e ka ndihmuar shumë në këto momente të vështira. Ai e ka dashur serailin për vite me radhe dhe gjatë viteve të para të karrierës së tij ai përdorte emrin Chandler Bing kur rezervonte dhomat në hotel.”

Të fundit