Flash News

POLITIKOFF

Pranon se nuk është e lumtur, Angelina Jolie pozon për 'Vogue'

Pranon se nuk është e lumtur, Angelina Jolie pozon për

Angelina Jolie prej kohësh është shkëputur nga mediat dhe daljet publike dhe së fundmi, aktorja ka pozuar për kopertinën ‘Vogue’.

"Vogue" ka hyrë në shtëpinë e aktores ku ka shkrepur disa foto në ambientet e jashtme.

Angelina Jolie ka treguar për revistën se karantinën e nisi me shumë gëzim sepse në atë kohë i biri u operua dhe fakti që ai doli mirë nga operacioni i bëri të gjithë të kishin vetëm ndjesi dhe frymë pozitive.

Pranon se nuk është e lumtur, Angelina Jolie pozon për

Angelina Jolie e cila është e ndarë me Brad Pitt dhe kanë bashkë 6 fëmijë, tre biologjikë dhe tre të adoptuar, ka pranuar se nuk ndihet e lumtur dhe se është e fokusuar prej vitesh tek fëmijët e saj, pas divorcit të bujshëm dhe problemeve me Pitt.

“Dua që të arrijë të jem e lumtur. Gjithë këto kohë ne vetëm jemi përpjekur të shërohemi nga gjithë problemet që kemi pasur. Jam duke shkuar tek të 50-tat e mia dhe nuk di si ndihem, por të jem e lumtur është synimi im dhe i familjes."

Të fundit