Flash News

POLITIKOFF

Prapaskenat e karrierës së Sharon Stone: Regjisori më kërkoi të bëja vërtetë seks me kolegun

Prapaskenat e karrierës së Sharon Stone: Regjisori më kërkoi

Aktorja e njohur Sharon Stone ka publikuar disa detaje tronditëse në librin e saj "The Beauty of Living Twice" dhe një pjesë e shkëputur dhe e publikuar nga "Vanity Fair" tregon se si regjisori i një filmi i ka kërkuar asaj të bëjë vërtetë seks me kolegun e saj, në mënyrë që të përmirësohej kimia në ekran:

"Mendova se ata thjesht mund të kishin punësuar një aktor të talentuar, dikë që mund ta arrinte një skenë dhe të mbante mend fjalët e tij. Doja të më linin jashtë kësaj. Puna ime ishte të aktroja dhe kështu u thashë."

Prapaskenat e karrierës së Sharon Stone: Regjisori më kërkoi

"Unë kam pasur producentë të tjerë në filma të tjerë që thjesht vijnë dhe të pyesin, 'Pra, a do bësh seks me të, apo jo?… Ti e di që do të shkonte më mirë nëse e bën’," - ka shkruar Stone në librin e saj.

Prapaskenat e karrierës së Sharon Stone: Regjisori më kërkoi

Sharon Stone tha se ajo ishte mashtruar në lidhje me skenën e saj të famshme në "Basic Instinct", në të cilën ajo shfaqet duke kryqëzuar këmbët pa të brendshme. Ajo rrëfeu se i dha një shuplakë regjisorit Paul Verhoeven, pasi kishte parë filmin për herë të parë.

Prapaskenat e karrierës së Sharon Stone: Regjisori më kërkoi

"Më thanë: ‘Ne nuk mund të shohim asgjë! Kemi vetëm nevojë që të heqësh të mbathurat, pasi e bardha po reflekton dritën."

Libri i Stone do të dalë në treg me 30 mars.

Të fundit