Flash News

POLITIKOFF

Preferonte të vishej dhe ndihej si çun, Shiloh Pitt merr gjithë vëmendjen në tapetin e kuq

Preferonte të vishej dhe ndihej si çun, Shiloh Pitt merr gjithë

Angelina Jolie ka parakaluar në tapetin e kuq bashkë me gjashtë fëmijët e saj në premierën e “Eternals”.

Ndonëse shumë personazhe të 'Hollywood-it' nuk preferojnë të ekspozojnë fëmijët e tyre, Angelina Jolie ka dalë publikisht me fëmijët e saj herë pas here.

Por, paraqitjet në tapetin e kuq kanë qenë ende një gjë e rrallë për të.

Preferonte të vishej dhe ndihej si çun, Shiloh Pitt merr gjithë

Kësaj radhe, vëmendjen e ka marrë vajza e parë biologjike e Jolie dhe Brad, Shiloh, e cila u shfaq e veshur me fustan dhe si një zonjushë e vërtetë - gjë të cilën publiku nuk është mësuar ta shohë shpesh.

15-vjeçarja ishte veshur me një fustan të frymëzuar nga fustani ngjyrë bezhë i Angelina në “Emmy Awards 1998”. Veshja mahnitëse e adoleshentes kishte një çarje të gjerë në këmbën e djathtë, duke shtuar më shumë elegancë në pamje. Ndërsa ajo dukej e mrekullueshëm, shumë fansa u mahnitën nga sa e ndryshme ajo duket tani në krahasim me fotografitë e saj të mëparshme.

Preferonte të vishej dhe ndihej si çun, Shiloh Pitt merr gjithë

Shiloh, e cila është fëmija i parë biologjik i Angelina dhe Brad, ka qenë shpesh në vëmendjen e fansave të ish-çiftit.  Shumë kanë diskutuar sensin e modës të Shiloh, e cila shpesh mbante rroba më androgjene si një fëmijë i ri.

Shiloh preferonte t`i mbante flokët e shkurtër dhe të vishej me kostume në paraqitjet e saj në tapetin e kuq me nënën dhe babanë e saj.

Angelina i tha 'Vanity Fair' në një intervistë të vitit 2010 se vajza e saj ka eksploruar gjininë që në moshën tre vjeçare. "Ajo dëshiron të jetë një djalë, kështu që ne duhej t'i shkurtonim flokët. Asaj i pëlqen të veshë rroba djali,"- tha asokohe aktorja.

Me kalimin e viteve, Shiloh gjithmonë inkurajohej nga prindërit e saj që të vishej ashtu siç ajo dëshironte. Shpesh si fëmijë, ne e kemi parë atë të vishej si djalë.

Sidoqoftë, ndjenja e Shiloh për veten dhe stilin ka evoluar shumë në vitin 2021. Ajo theu internetin në fillim të vitit pasi u fotografua me pantallona të shkurtër xhins dhe një hoodie të zezë.

Preferonte të vishej dhe ndihej si çun, Shiloh Pitt merr gjithë

Preferonte të vishej dhe ndihej si çun, Shiloh Pitt merr gjithë

Preferonte të vishej dhe ndihej si çun, Shiloh Pitt merr gjithë

Të fundit