Flash News

POLITIKOFF

Prej 10 vitesh pjesë aktive e Twitter, Chrissy Teigen largohet: Po më jep negativitet

Prej 10 vitesh pjesë aktive e Twitter, Chrissy Teigen largohet: Po më

Chrissy Teigen është një nga vajzat më argëtuese të Hollywood-it e cila me karizëm dhe tipin e saj ka bërë për vete miliona ndjekës në rrjetet sociale. Në Twitter ajo ka qenë goxha aktive dhe kishte një komunikim të veçantë me fansat e saj, por mesa duket ka përjetuar më shumë trysni sesa ne nga jashtë mund të kuptojmë.

Përmes një postimi në Twitter, Teigen i ka dhënë lamtumirën këtij rrjeti social teksa shkruan:

“Hey. Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova. Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative.”

Ky vendim ka mërzitur jo pak fansta e saj, të cilët pavarësisht këtij vendimi i uruan më të mirën bashkëshortes së John Legend.

Prej 10 vitesh pjesë aktive e Twitter, Chrissy Teigen largohet: Po më

Të fundit