Flash News

POLITIKOFF

Prej 8 vitesh i rrit e vetme, Arjola Demiri përlotet për 3 fëmijët e saj: Edhe dy vite do rriten

Prej 8 vitesh i rrit e vetme, Arjola Demiri përlotet për 3

Aktorja Arjola Demiri -  e cila është një nga banoret e Big Brother Vip Albania - është një prej grave që ia ka dalë të rrisë fëmijët e saj e vetme, pasi është e divorcuar nga bashkëshorti. Në një bisedë me Palomen në BBV.

Më pas ajo është përlotur teksa ka thënë se ky është vendimi më i vështirë që ka marrë dhe se ndihet keq që po humbet këtë periudhë pasi pas dy vitesh ato do rriten dhe do bëhen të pavarura.

Arjola: Më dhimbset gjithë kjo periudhë sepse ata edhe 2 vite do rriten. Do rriten, do të bëhen të pavarur.

Paloma: Dhe ti do të ngelesh vetëm?

Arjola: Po sigurisht.

Paloma: Asnjëherë, vajzat nuk i harrojnë kurrë nënën e vet! Asnjehërë.

Arjola: Më dhimbset kjo fazë që po e humb.

Më pas, Arjola ka treguar në dhomën e rrëfimit se shpesh herë qan për ta:

"Po të tre më mungojnë njësoj. Sytë do të më tradhtojnë shpesh këtu. Ika edhe në banjo qëparë edhe qëndrova pak më gjatë edhe qava e dola."

Arjola tregoi që ajo i ka rritur fëmijët me ndihëm e prindërve të saj dhe sesa të kuptueshëm janë fëmijët e saj kur pëlqejnë gjëra të shtrenjta por e dinë që nuk janë mundësitë financiare.

"Është një nga vendimet më të vështira që kam marrë këto 8 vite."

Momentin e rrëfimit mund ta shihni në videon e mëposhtme, në minutën 27:25.

Të fundit