Flash News

POLITIKOFF

Prej kohësh në heshtje, Flori Mumajesi kthehet në Instagram për të përgënjeshtruar një lajmin që qarkulloi për të

Prej kohësh në heshtje, Flori Mumajesi kthehet në Instagram

Flori Mumajesi nuk ishte aktiv gjatë këtij sezoni veror dhe prej disa kohësh po qëndron larg jetës publike/ Madje këngëtari i njohur nuk poston as në rrjete sociale. Asnjë postim, një foto e bardhë në profil dhe kaq.

Por një lajm që ka qarkulluar në media prej ditësh e ka kthyer atë në Instagram me një reagim. Pak kohë më parë, u tha se kantautori do të ishte drejtori artistik i Festivalit të ardhshëm të Këngës në RTSH. Në media është raportuar gjithashtu se këtë vit, Festivali i Këngës do të moderohet nga Arbana Osmani dhe regjia i është besuar Eduart Grishajt.

Flori publikoi një Instastory një titull të një portali ku shkruhet: “Flori Mumajesi, surpriza e bukur e Festivalit të Këngës”.

“Rikujtojmë se Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent. E vetmja pjesëmarrje e tij ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”. E tani vjen momenti që bëhet drejtor artistik.” – shkruan Mumajesi.

Të fundit