Flash News

POLITIKOFF

Presidenti Joe Biden prezanton qenushin e tij të ri

Presidenti Joe Biden prezanton qenushin e tij të ri

Presidenti Joe Biden po i shton familjes së tij një tjetër bari gjerman të adhurueshëm.

Biden zbuloi qenushin e ri, Commander, në një video të postuar në Twitter të hënën.

“Takoni Biden-in më të ri”, thuhej në mbishkrim.

Në video, këlyshi lozonjar vrapon drejt presidentit teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  i thotë: “Hej, mik! Si ja kalon? Si je?"

Fjalët "Mirë se erdhe, komandant i shtëpisë!" shfaqen teksa klipi i shkurtër tregon qenin që është një racë gjermane duke luajtur me pronarët e tij të rinj.

Në klip, Commander vrapon përreth, luan dhe ecën me Biden dhe zonjën e parë Jill Biden. Përpara se të përfundojë video, Biden duket se po e mëson qenin të ulet dhe e shpërblen atë.

Të fundit