Flash News

POLITIKOFF

Princ Harry dhe Meghan i shpëtojnë për pak aksidentit fatal

Princ Harry dhe Meghan i shpëtojnë për pak aksidentit fatal

Princi Harry dhe Meghan u përfshinë në një aksident me makinë që për pak mund të kishte rezultuar fatal për ta. Në të njëjtin mjet me Harry-n dhe Meghan ndodhej edhe nëna e saj.

Një zëdhënës i princit ka thënë se mjeti me të cilin ata po udhëtonin, ndiqje nga një paparazzi. Aksidenti ka ndodhur pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.

“Të qenit personazh publik vjen me një nivel interesimi nga publiku, ai kurrë nuk duhet të jetë me koston e sigurisë së askujt”, tha zëdhënësi. “Përhapja e këtyre imazheve, duke pasur parasysh mënyrat në të cilat ato janë marrë, inkurajon një praktikë shumë ndërhyrëse që është e rrezikshme për të gjithë të përfshirët”, shtoi më tej ai.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve - Ms Foundation Ëomen of Vision Aëards - ishte paraqitja e parë publike e çiftit së bashku që nga kurorëzimi i Mbretit në fillim të këtij muaji.

Të fundit