Flash News

POLITIKOFF

Princ Harry ka pyetur Mbretëreshën për t`i vënë emrin e saj vogëlushesh së tij

Princ Harry ka pyetur Mbretëreshën për t`i vënë emrin e

Meghan Markle dhe Princi Harry e quajtën vajzën e tyre me emrin e Mbretëreshës Elizabeth - një vendim që thuhet se Duka i Sussex kërkoi bekimin e gjyshes së tij për t`ia vënë vajzës së tij dhe Meghan-it.

"Vanity Fair" raporton se Princi Harry kërkoi bekimin e Mbretëreshës për ta quajtur fëmijën e tij të dytë Lilibet (shkurt "Lili").

"Ai e do dhe respekton gjyshen e tij", tha një mik i Princit Harry për 'Vanity Fair'. "Për Harry-n këta janë dy emra shumë të rëndësishëm dhe kuptimplotë".

Princi Philip besohej të ishte personi i fundit që thirri Mbretëreshën me pseudonimin e saj. Në lamtumirën e saj të fundit në funeralin e tij, Mbretëresha vendosi një shënim të shkruar me shkrim dore në arkivolin e tij: "Lilibet".

Sipas People, Mbretëresha Elizabeth ishte një nga të parat që mori lajmin se Lilibet lindi, para se çifti të bënte njoftimin e tyre publik të dielën.

Duka dhe Dukesha e Sussex i dhanë vajzës së tyre emrin e dytë Diana, pas nënës së ndjerë të Harry-t, Princeshë Dianës.

Të fundit