Flash News

POLITIKOFF

Princ Harry publikon mesazhet që nisën 'armiqësinë' mes Meghan Markle dhe Kate Middleton

Princ Harry publikon mesazhet që nisën

Princi Harry zbuloi mesazhet e dërguara mes Kate Middleton dhe Meghan Markle mbi fustanet e shoqërueseve të nuses që nisën dhe krisjen e raportit mes tyre.

Në librin, “Spare”, Duka i Sussex-it detajoi mesazhet mes gruas dhe kunatës së tij mbi fustanin e princeshës Charlotte që nuk ishte masa e saj.

"Fustani i Charlotte është shumë i madh, shumë i gjatë, shumë i gjerë," i shkroi Princesha e Uellsit Meghan-it për fustanin e të bijës: "Ajo qau kur e provoi në shtëpi."

Dukesha e Sussex-it më pas dyshohet se i tha Middleton-it: “Në rregull, dhe ju thashë se rrobaqepësi ka qëndruar këtu që nga ora 8 e mëngjesit. Këtu. A mund ta marrësh Charlotte që ta ndryshojë, siç po bëjnë nënat e tjera?”

Për të parë nëse Kate po e kuptonte stresin që kishte, Meghan dyshohet se e pyeti nëse ishte në dijeni të dramës së krijuar me babain e saj, Thomas Markle.

“Meg pyeti nëse Kate ishte në dijeni të asaj që po ndodhte tani. Me babanë e saj,” kujton Harry. “Kate tha se e dinte mirë, por fustanet dhe dasma ishin për katër ditë!” "Po, Kate, e di ...." u përgjigj Meghan sipas Harryt.

Në vend që të pajtohej me ndryshimet, Kate dyshohet se kërkoi që "të ribëheshin të gjitha fustanet" dhe tha se madje e diskutoi këtë çështje me stilistin e saj të dasmës, i cili ra dakord me të.

Princi Harry gjithashtu pretendon se Kate kishte probleme me mënyrën se si Meg po planifikonte dasmën e saj.

Harry shkruan se kur erdhi në shtëpi pa se gruaja e tij po qante në dyshemenë e shtëpisë së tyre.

Rrëfimi i Harry duket se zgjeron atë që Markle ndau gjatë intervistës së Sussexes me Oprah Winfrey në 2021: Ndërsa u raportua gjerësisht se Markle e kishte bërë Middleton të qante përpara dasmës së tyre, ajo zbuloi në atë kohë, se "ndodhi e kundërta".

Të fundit