Flash News

POLITIKOFF

Princ Leka surprizon Blerta Celibashin me një dedikim romantik për ditëlindje

Princ Leka surprizon Blerta Celibashin me një dedikim romantik për

Fotografja Blerta Celibashi ka festuar 27-vjetorin e lindjes dhe nuk mund të mungonte një dedikim special nga partneri i saj, Princ Leka. “Ti je si ditët e mia me diell”, ka shkruar princi mbi tortën e saj të ditëlindjes, duke treguar hapur dashurinë dhe përkushtimin për Blertën.

Pas ndarjes nga Elia Zaharia, Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blertën dhe çifti tashmë bashkëjeton. Burime pranë tyre tregojnë se procesi gjyqësor për divorcin është përfunduar dhe dyshja po planifikon një ceremoni martesore intime, krejt ndryshe nga dasma e tij e parë.

Ndarja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë u finalizua më 25 prill 2024, pas një periudhe të tensionuar dhe përplasjesh ligjore. Sipas marrëveshjes së divorcit, Elia ka përfituar disa prona, të cilat do t’i mbajë për sa kohë nuk martohet ose bashkëjeton sërish. Gjithashtu, ajo ka hequr dorë nga mbiemri “Zogu” dhe është rikthyer tek mbiemri i saj i vajzërisë, “Zaharia”.

Princ Leka surprizon Blerta Celibashin me një dedikim romantik për

Të fundit