Flash News

POLITIKOFF

Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të parë

Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të

Princesha Beatrice është zyrtarisht nënë. Princesha dhe burri i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë, gjatë kësaj fundjave. Ky lajm është konfirmuar nga Buckingham Palace.

Në një deklaratë, pallati shkroi se çifti - i cili u martua në korrik 2020 - "janë të lumtur të njoftojnë ardhjen shëndoshë e mirë të vajzës së tyre" më 18 shtator në orën 11:42 pasdite, në spitalin Chelsea dhe Westminster. Të dyja nëna dhe fëmija janë mirë.

Princesha Beatrice bëhet nënë për herë të

Një tjetër burim pranë familjes mbretërore shton:

"Gjyshërit dhe stërgjyshërit e foshnjës së re janë informuar të gjithë dhe janë të kënaqur me lajmin. Familja do të donte të falënderonte të gjithë stafin në spital për kujdesin e tyre të mrekullueshëm. ”

Ende nuk është bërë me dije emri i vogëlushes por sipas një deklarate të pallatit, çifti "mezi presin ta prezantojnë vajzën e tyre me vëllain e saj të madh Christopher Ëoolf", i cili është djali i Edoardo nga një lidhje e mëparshme, shkruan "Tatler".

Prindërit e Beatrice, Sarah Ferguson dhe Princi Andrew kanë udhëtuar drejt vajzës së tyre për ta mbështetur dhe për t`i qëndruar pranë.

Të fundit