Flash News

POLITIKOFF

Princesha Eugenie tregon se është bërë nënë për herë të dytë

Princesha Eugenie tregon se është bërë nënë

Princesha Eugenie njoftoi se është bërë nënë për herë të dytë dhe emri i bebushit është Ernest George Ronnie Brooksbank. Eugenie e postoi lajmin e bukur në Instagram dhe shkroi: “Jack dhe unë donim të ndanim me ju lajmin se djali ynë i vogël, Ernest George Ronnie Brooksbank lindi më 30 maj 2023, orë orën 8:49, me peshën 3.2 kg”.

Emri i mesëm bebushit ka një kuptim special, pasi emri George lidhet pikërisht me stërgjyshin e saj, mbretin George VI, si dhe me të atin e Jack, George Brooksbank, i cili ndërroi jetë në vitin 2021.

Edhe emri i djalit të parë të Eugenie, August Philip Haëke Brooksbank është vendosur në nder të princit Philip. Princesha Eugenie njoftoi se po priste bebushin e saj të dytë në janar të këtij viti, duke u shprehur shumë e lumtur. Prindërit njoftuan e ndanë publikisht lajmin e pritjes së ëmbël në shtator të 2020-ës, duke shtuar se bebi pritet të vijë në fillim të 2020-ës, gjithashtu u dha edhe një njoftim në rrjetet sociale të pallatit mbretëror:

“Lartësia e saj, princesha Eugenie dhe Z. Jack Brooksbank kanë kënaqësinë t’ju njoftojnë se do të bëhen prindër në fillim të vitit 2021. Duka i Jorkut dhe Sarah, dukesha e Jorkut, zoti dhe zonja Brooksbank janë të ngazëllyer nga lajmi.” - shkruhej në njoftim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Princess Eugenie (@princesseugenie)

Të fundit