Flash News

POLITIKOFF

Princesha Leonor bën betimin si trashëgimtare e kurorës së Spanjës

Princesha Leonor bën betimin si trashëgimtare e kurorës së

Princesha Leonor trashëgimtarja e fronit spanjoll, u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës në ditëlindjen e saj të 18 të martën në një ceremoni solemne të mbajtur në Parlamentin e vendit.

Ajo u shoqërua nga prindërit e saj, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia, gjithashtu dhe motra e saj më e vogël, Infanta Sofia.

Mbretëresha e ardhshme u shfaq e veshur thjeshtë me një kostum të bardhë, flokët e stiluara bisht dhe një palë këpucë të bardha me takë.

Princesha Leonor bëri të njëjtin betim si babai i saj në vitin 1986 duke u zotuar se: “Kryej me besnikëri detyrat e mia, mbaj dhe të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe respektoj të drejtat e qytetarëve dhe komuniteteve autonome dhe besnikërinë ndaj Mbretit”.

Të fundit