Flash News

POLITIKOFF

Princi Charles i përgjigjet gazetarëve me mimikë kur e pyesin për intervistën e Markle dhe Harry-t

Princi Charles i përgjigjet gazetarëve me mimikë kur e pyesin

Intervista 2-orëshe e Meghan Markle dhe Harry-t është parë në kohë reale nga 17 milionë njerëz në dhe ka ngjallur shumë debate mbi akuzat që Markle ka bërë mbi "institucionin" gjatë kohës kur ishte pjesë e mbretërisë angleze.

Princ Charles nuk i shpëtoi dot një pyetjeje për intervistën e nuses dhe djalit të tij që u transmetua të dielën. Sot ai vizitoi një qendër të vaksinimit në Londër dhe dukej shumë i qetë.

Princi Charles i përgjigjet gazetarëve me mimikë kur e pyesin

Sigurisht, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së gazetarëve të cilët kanë tentuar të marrin një përgjigje nga mbreti i ardhshëm për intervistën e bujshme të Markle dhe Harry-t. Reporterët e ‘Sky News’ i ka drejtuar pyetjen: Çfarë mendoni për intervistën?

Por Princi nuk foli fare, vetëm qeshi dhe vazhdoi të ecë.

Në intervistën e së dielës me Oprah Winfrey në CBS, Princ Harry tha se i ati nuk i hapte më telefonin dhe marrëdhënia me të është ftohur shumë pas largimit nga pallati.

Princi Charles i përgjigjet gazetarëve me mimikë kur e pyesin

Të fundit