POLITIKOFF

Princi Charles i revoltuar me Harry-n: Nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror

Princi Charles i revoltuar me Harry-n: Nuk e meriton privilegjin e të qenit

Pavarësisht kthimit të Harry-t në Britaninë e Madhe për funeralin e gjyshit të tij, Princit Philip, nuk bëri që marrëdhëniet e tij me familjen të rregullohen.

Sipas vëzhguesve mbretëror, Princi Charles është akoma i revoltuar për intervistën e bujshme të djalit të tij me Oprah Winfrey.

Princi Charles i revoltuar me Harry-n: Nuk e meriton privilegjin e të qenit

“Charles është ende i inatosur në lidhje me Harry-n që foli keq për të dhe familjen mbretërore në intervistën e bujshme dhe nuk do ta kalojë aq lehtë”, -tha një burim i brendshëm për gazetarët e US Weekly.

Sipas të njëjtave burime, Harry dhe Charles mezi komunikuan dhe nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

Princi Charles i revoltuar me Harry-n: Nuk e meriton privilegjin e të qenit

Pas gjërave që u thanë në intervistën e Harry-t dhe Meghan Markle me Oprah-n, duket se Charles është bindur dhe ai “beson se djali i tij nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror”.

Të fundit