Flash News

POLITIKOFF

Princi Harry dhe Meghan Markle flasin për situatën në Afganistan: Bota është shumë delikate aktualisht

Princi Harry dhe Meghan Markle flasin për situatën në Afganistan:

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë reaguar përmes një deklaratë për situatën në të cilën ndodhet Afganistani, pasi u mor nën pushtetin e talebanëve.

Dyshja ka shprehur dhimbjen për situatën nëpër të cilën po kalojnë afganët por edhe për krizën e shkaktuar nga COVID-19 dhe katastrofën natyrore në Haiti, ata janë shprehur zemërthyer për të gjitha këto situata.

“Bota është shumë delikate aktualisht. Ashtu si të gjithë që ndiejmë dhimbje të thellë për situatën në Afganistan, edhe ne kemi mbetur pa fjalë. Teksa shikojmë krizën humanitare në rritje në Haiti nga tërmeti i fundjavës, zemra jonë është e thyer. Kur një person apo komunitet vuan, një pjesë e jona vuan me ta, edhe kur ne nuk e kuptojmë. Është e lehtë ta gjesh veten të pafuqishëm, por së bashku ne mund të vendosim vlerat tona të përbashkëta në veprim. Si fillim, ju inkurajojmë të mbështesni organizatat e donacioneve që po kryejnë punën kritike të ndihmës. Nxisim gjithashtu njerëzit me pozitë të nisin dialogët humanitarë në takimet ndërkombëtare si në OKB dhe në samitin e G20 të mbajnë qëndrime të paanshme për ndihmën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Princi Harry dhe Meghan Markle flasin për situatën në Afganistan:

Të fundit