Flash News

POLITIKOFF

Princi Harry ka dashur të heqë dorë nga roli mbretëror që 20-vjeç

Princi Harry ka dashur të heqë dorë nga roli mbretëror

Princi Harry dhe Meghan Markle po jetojnë në Amerikë dhe shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë të një vajze. Ata dëshiruan të jenë të pavarur financiarisht, ndaj dhe u shpërngulën për të jetuar në SHBA.

Princi Harry ka dashur të heqë dorë nga roli mbretëror

Por, së fundmi, në podcastin “Armchair Expert”, Harry ka zbuluar se kishte menduar të largohej nga Familja Mbretërore qëkur ishte 20-vjeç.

Princi Harry ka dashur të heqë dorë nga roli mbretëror

Ai tha se kishte frikë se mos përvoja e nënës së tij, Princeshës Diana, do të përsëritej. Duka ka thënë më parë se ndihej i bllokuar në familje por nuk do të ishte larguar pa Meghan.

“Në fillim të të 20-ave, thoja nuk e dua këtë punë. Nuk dua të jem këtu, nuk dua ta bëj këtë, shiko çfarë i bëri mamasë time,” - tha Harry.

Princi Harry ka dashur të heqë dorë nga roli mbretëror

Të fundit