Flash News
Arrestohen 7 pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan
Aksident automobilistik në Pogradec, plagosen tre persona, mes tyre dy fëmijë
Aksident i trefishtë në Pogradec, 2 të plagosur
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci thirret në SPAK
Mjeti godet nga mbrapa kamionin në tunelin Elbasan-Tiranë, shpërthen në flakë
Prindërit apo miqtë? Kush ndikon më shumë tek një adoleshent
Një studim nga Universiteti Atlantik i Floridës në SHBA ka hedhur dritë mbi një nga pyetjet më të zakonshme të prindërve. Nga kush varet vetëvlerësimi i një adoleshenti? Më shumë nga familja apo nga miqtë me të cilët shoqërohet?
Përgjigja nuk është e qartë, kanë zbuluar shkencëtarët, sepse të dy faktorët kontribuojnë në formimin e një adoleshenti dhe duke i dhënë atij vetëbesimin që do ta ndihmojë atë të menaxhojë jetën që e pret.
Nëna mbi të gjitha. Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi shqyrtuan rezultatet e katër studimeve që përfshinin 2000 paraadoleshentë djem midis moshës 10 dhe 14 vjeç në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët iu përgjigjën këtyre dy pyetjeve: Marrëdhëniet e ngushta me miqtë dhe prindërit a e rrisin vetëvlerësimin e adoleshentëve?
A mund t'ju ndihmojnë miqtë të kapërceni marrëdhëniet e dobëta me prindërit tuaj? Përgjigja për pyetjen e parë ishte jashtëzakonisht pozitive, dhe veçanërisht nënat u gjetën të ishin më të rëndësishme. Por përgjigja për pyetjen e dytë ishte "jo": miqtë zakonisht nuk mund të kompensojnë të metat e prindërve.