Flash News

POLITIKOFF

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për festa

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për festa

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për

Viti 2020 ka qenë i vështirë dhe sfidues për të gjithë ne. Megjithëse këtë vit festat na kanë gjetur në një situatë të pazakontë por - falë ZOTIT - me familjen, atmosfera festive na e ngroh pak zemrën. Dhe filmat janë qershia mbi tortë: filma festiv, filma me frymë pozitive. 

Më poshtë keni një listë me filmat më të bukur - prodhime të vjetra dhe filma legjendarë deri tek filmat më të rinj që janë publikuar këtë vit. 

"Holidate"

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për

Ky është një film që ka dalë këtë vit. Flet për një koncept të ri takimesh: një i dashur vetëm për festa. Një film për të mos u humbur ku përveç momenteve "funny" (gallatë) ka dhe shumë emocione. 

"How the Grinch Stole Christmas"

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për

Është si "Home Alone", mund ta shihni qindra herë dhe të mos ju mërzitet. Mos e neglizhoni edhe këtë vit ;)

"The Princess Switch"

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për

Këtë vit ka dalë dhe pjesa 2 "The Princess Switch" që titullohet "Switch Again". Janë dy filma "lemonade" që do t`ju kënaqin dhe relaksojnë.

"A Christmas Prince"

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për

Është një nga përpjekjet e para të Netflix për të sjellë filma të zhanrit të Krishtlindjeve. Nëse jeni të apasionuar për të parë një film që zhvillohet, ky film ka dhe dy pjesë të tjera, që do t`ju mbajë të gozhduar para ekranit të "Netflix". 

"The Night Before"

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për

"The night before" është një film i guximshëm (i çrregullt po ashtu). Është një film "i përsosur" për ata djem që refuzojnë të rriten dhe ka ardhur momenti që ta kuptojnë se nuk janë fëmijë më - dhe edhe nëse do të ishin, Santa nuk do të ndalonte në shtëpitë e tyre. 

"Last Christmas"

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për

Nëse jeni kuriozë ta shihni Emilia Clarke (Mbretëreshën e Dragonjve) në një vajzë të thjeshtë londineze që dashurohet me djalin më të bukur, atëherë ky është filmi i duhur. Pooor.... ju paralajmërojmë: "Last Christmas" nuk është nga ata filmat tipikë, të thjeshtë dhe argëtues (është dhe argëtues) por është shumë emocional. Do qani shumë.

"Home Alone"

Prisni vitin e ri me filmat tradicionalë dhe prodhimet e fundit - për

Dhe ëmbëlsira për  në fund - që me siguri e keni parë që ditët e para të dhjetorit - është "Home Alone". Mund të shihni dy filmat dhe të argëtoheni bashkë me familjen dhe të kuptoni sa të bekuar jeni që keni pranë njerëzit që doni.

 

Të fundit