Flash News

POLITIKOFF

Problemet me shëndetin mendor, Fjolla Morina përfundon në spital

Problemet me shëndetin mendor, Fjolla Morina përfundon në spital

Prej disa kohësh Fjolla Morina është  në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve të çuditshme që bën në rrjetet e saj sociale.

Ajo herë pas here bën akuza të forta për disa persona të njohur, duke thënë se janë pjesë e krimit të organizuar.

Ndërkohë ditën e sotme raportohet se Fjolla Morina është shtruar në spital. Sipas burimeve të ‘nzoom.biz’, ajo tani ndodhet në spital.

Ndërkohë kujtojmë se nëna e saj, Selvete Rexha, ka reaguar pak ditë më parë në lidhje me gjendjen e rëndur të së bijës. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

Gjithashtu Selvete Rexha ka shtuar se është ndjerë e rrezikuar nga ajo dhe për këtë arsye ka katër muaj që është larguar nga shtëpia e Fjollës.

Edhe ish-bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, ka reaguar në lidhje deklaratat e forta të Morinës. Ai i ka kërkuar opinionit publik që t’a mirëkuptojnë pasi është në gjendje jo të mirë psikike.

Të fundit