Flash News

POLITIKOFF

Producenti i famshëm amerikan Brian Malouf parashikon Anxhela Peristerin si fituese të 'Eurovision 2021'

Producenti i famshëm amerikan Brian Malouf parashikon Anxhela Peristerin si

Sonte në orën 21:00 jepet finalja e "Eurovision 2021" ku përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri do të këndojë këngën e saj "Karma" e dyta.

Producenti i famshëm amerikan Brian Malouf (i cili ka punuar me emra të mëdhenj si  Madonna, Michael Jackson, Selena Gomez, Miley Cyrus etj) ka bërë parashikimin e tij për Top 10 këngët finaliste të Festivalit Europian të Muzikës.

Për Brian Malouf, Anxhela Peristeri do të jetë fituesja e këtij kompeticioni.

“Kjo është thjesht e jashtëzakonshme! Kënga është e mrekullueshme, produksioni është fantastik, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja duke bërë duet me Andrea Bocelli. Një vokaliste e shkëlqyeshme, një produksion i shkëlqyeshëm dhe një këngë shumë e mirë!”-ka thënë producenti i famshëm amerikan.

Renditja e 10 finalistëve sipas Brian Malouf:

10.Cyprus: Elena Tsagrinou – “El Diablo”

9.Iceland: DaðiogGagnamagnið – 10 Years”

8.Sweden: Tusse – “Voices”

7.Norway: TIX – “Fallen Angel”

6.Malta: Destiny – “Je me casse”

5.Israel: Eden Alene – “Set Me Free”

4.Bulgaria: VICTORIA – “Growing Up Is Getting Old”

  1. Switzerland: Gjon’s Tears – “Tout l’Univers”

2.Ukraine: Go_A – “Shum”

1.Albania: AnxhelaPeristeri – “Karma”

Burimi: Esctoday.com

 

Të fundit