Flash News

POLITIKOFF

Producenti Marius Dervishi për Alvisën dhe Hysenin: Po shtiren sikur janë ndarë, e kam mësuar unë si të aktrojë

Producenti Marius Dervishi për Alvisën dhe Hysenin: Po shtiren sikur

Marius Dervishi i njohur me emrin e skenës “Zebervoki” ka qenë i ftuar në emisionin "Mes Yjesh" ku dhe ka treguar për dy konkurrentët e "Përputhen", për Alvisa Qarrin dhe Hysen Ramën.

Producenti i njohur i filmit “Sedër” ka treguar se Alvisa dhe Hyseni i janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë shqiptarët - pasi ata janë shprehur duke thënë se janë ndarë para 5 muajsh.

Sipas aktorit dhe producentit, Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e pruduksioneve të Mariusit.

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët.”

Marius tha po ashtu se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni. Pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë.

“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjen në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin," – tha më tej Zebervoki.

Të fundit