Flash News

POLITIKOFF

Programi për të cilin Xhemi Shehu është bërë pishman: Nuk do doja ta kisha prezantuar

Programi për të cilin Xhemi Shehu është bërë

Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe e kemi parë gjithmonë nën logon e Top Channel - përveç në dhjetor kur prezantoi “festivalin e Këngës” në RTSH. 

Xhemi ka prezantuar një sërë programesh në Top Channel si “Portokallia”, “E Diell” “The Voice Kids” e shumë programe të tjera etj. 

Por moderimi i “The Voice Kids 1” i ka lënë një shije shumë të hidhur moderatores. Mbrëmë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit” me Ori Nebijaj, Xhemi tha se këtë emision do donte të mos e kishte prezantuar. 

“Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”. 

Ndërkohë, “Portokallia” është programi nga i cili Xhemi nuk do të lodhej kurrë dhe që do t’i thoshte “po” gjithmonë. 

Të fundit