Flash News

POLITIKOFF

Projekti i ri që rikthen Jonida Vokshin në ekran

Projekti i ri që rikthen Jonida Vokshin në ekran

Jonida Vokshi është një prej personazheve më të dashur të ekranit por prej kohësh ajo i mungon televizionit. Së fundmi, ajo i është përkushtuar karrierës së saj si aktore dhe e kemi parë në serialin “H.O.T” që po transmetohet në Tv Klan.

Gjatë intervistës së fundit që ajo ka dhënë, Jonida ka treguar për planet që do e rikthejnë së shpejti në televizion.

“Më ka marrë malli shumë. Nuk e di a do mundem dhe nuk e di sa do jetë fluksi i xhirimeve të sezonit të dytë për serialin. Kam në plan që mbase sezonin tjetër të rikthehem. Dua ta marr në konsideratë të bëhem producente. Jam në tentativa, Besniku po më ndihmon shumë. Kam një projekt në mendje. Kam qejf ta tentoj dhe ta mendoj,” – tregoi moderatorja dhe aktorja Vokshi.

Të fundit