Flash News

POLITIKOFF

Pse duhet t’i buzëqeshni qenit tuaj?

Pse duhet t’i buzëqeshni qenit tuaj?

Një gjest i thjeshtë si buzëqeshja ndaj qenit mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen dhe gjendjen e tij emocionale, duke e bërë më të qetë, më të sigurt dhe më të lidhur me pronarin e tij. Këtë e sugjerojnë disa studime të fundit mbi komunikimin mes njerëzve dhe kafshëve.

Sipas hulumtimeve shkencore, qentë janë shumë më të aftë sesa mendohej më parë për të lexuar shprehjet e fytyrës së njeriut dhe për t’u përshtatur emocionalisht me to. Një studim i zhvilluar në Universitetin e Helsinkit ka treguar se qentë vëzhgojnë me kujdes mimikën e pronarëve të tyre dhe reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj emocioneve që ajo përcjell.

Në qendër të këtij procesi, sipas studiuesve, qëndron oksitocina – i ashtuquajturi “hormoni i dashurisë”, i cili lidhet me ndjenjën e afërsisë, besimit dhe qetësisë, si te njerëzit ashtu edhe te kafshët.

Për të testuar këtë teori, shkencëtarët realizuan një eksperiment ku qenve u shfaqeshin fotografi me fytyra njerëzish të buzëqeshur dhe të zemëruar. Reagimet e tyre u monitoruan përmes pajisjeve që ndjekin lëvizjen e syve.

Rezultatet treguan një dallim të qartë: fytyrat e zemëruara tek qentë shkaktonin tension dhe vigjilencë, ndërsa ato të buzëqeshura nxisnin qetësi, relaksim dhe ndjenjë sigurie.

Studiuesit theksojnë se ky reagim tregon sa e rëndësishme është komunikimi jo verbal në marrëdhënien njeri–kafshë.

Në përfundim, ekspertët sugjerojnë se një nga mënyrat më të thjeshta për të forcuar lidhjen me qenin është pikërisht buzëqeshja dhe sjellja e qetë ndaj tij. Sipas tyre, ky gjest i vogël mund të ulë stresin e kafshës dhe të rrisë ndjenjën e besimit dhe afërsisë me pronarin.

Të fundit