Flash News

POLITIKOFF

Pse është kaq i rëndësishëm ushqimi për një gjumë më të mirë

Pse është kaq i rëndësishëm ushqimi për një

Studimi më i ri akademik, i publikuar në “Clinical Sleep Medicine”, jep disa këshilla për mënyrën se si duhet të ushqemi para se të flemë.

Sipas këtij studimi, mënyra se si ne hamë, ndikon në gjumin tonë të mirë dhe të qetë ose jo.

Studimi, i udhëhequr nga profesorët e “University Medical Center” në Kolumbi, ka marrë në studim 26 të rritur, duke vëzhguar mënyrën se si flinin dhe çfarë hanin para se të flinin. Pasi studiuan gjumin e tyre, specialistët arritën në një konkluzion: Kur një nutricionist u sugjeronte pjesëmarrësve ushqime të shëndetshme ata mund të flinin shumë më shpejt.

Ndërsa, kur e zgjodhën vetë ushqimin, koha para se të flinin gjumë zgjatej 2 herë më shumë.
Me pak fjalë, ushqimet e pasura me fibra dhe me yndyrë të ulët lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e gjumit, ndërsa ato me përmbajtje sheqeri, me fibra të ulëta dhe me shumë yndyrë shkaktojnë pagjumësi.

Të fundit