Flash News

POLITIKOFF

Pse gratë kanë më ftohtë se burrat

Pse gratë kanë më ftohtë se burrat

Kur jeni jashtë për një shëtitje me siguri vishni një xhaketë , ndërsa partneri juaj është vetëm me një jelek. Ose ndodh të jeni duke u dridhur nën batanije ndërkohë që partneri juaj mund të jetë duke parë televizor i qetë. Ka arsye shkencore që e shpjegojnë këtë fenomen.

Gratë kanë temperaturë më të lartë trupi se sa meshkujt.

Kjo tingëllon si një kontradiktë, por është e vërtetë. Një studim i bërë nga Universiteti i “Maryland School of Medicine” i publikuar në rrjetin JAMA gjeti se ndërsa temperatura e trupit nuk ndryshon nga personi në person, nag dita në ditë, temperatura e trupit të grave ka qenë vazhdimisht më e lartë se homologët e tyre meshkuj “. Kështu që do të thotë se ne jemi më të ngrohta pra, apo jo? E gabuar! Kur trupi  është i ngrohtë, ajri i ftohtë ndihet edhe më i freskët për trupin.

Pse gratë kanë më ftohtë se burrat

Gratë që përdorin kontraceptivë kanë temperatura edhe më të larta të trupit.

Hormonet ndikojnë në temperaturën e trupit tuaj duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit, edhe pse nuk mund të vëreni atë.

Gratë kanë gjymtyrë më të ftohtë se meshkujt:

Gjëja e parë që shpesh dëgjoni nga gratë është:  duart dhe këmbët më kanë ngrirë. Kjo është e vërtetë, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore të Mbretërisë së Bashkuar Lancet, duart e grave dhe këmbët janë më të ftohta se ato të burrave nga një gradë pak.

Pse gratë kanë më ftohtë se burrat

Gratë kanë metabolizëm më të ngadalshëm se sa meshkujt:

Sipas një artikulli të publikuar në Gazetën e Fiziologjisë së Aplikuar, burrat kanë një normë metabolike që është rreth 23 për qind më e lartë se ajo e grave. Pra, trupat e grave janë më të ftohtë se trupat e  burrave, sepse metabolizmi jonë është më i ngadalshëm, dhe kjo është arsyeja që ne mund të hamë më shumë biskota pa fituar peshë.

 

Të fundit