Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Sipas një studimi të kryer nga Qendra e Kërkimit të Gjumit të Universitetit Loughborough në Angli, gratë duhet të flenë diku rreth 20 minuta më shumë se burrat. Studimi ndoqi 210 burra dhe gra të moshës së mesme.
“Truri i grave është i lidhur ndryshe kështu që nevoja e tyre për gjumë do të jetë pak më e madhe,” tha profesori Jim Horne, ish-drejtori i qendrës kërkimore.
“Gratë priren të kryejnë shumë detyra në pak kohë dhe janë fleksibël. Kështu ato e vënë trurin në “punë” më shumë sesa meshkujt”
Studimi zbuloi gjithashtu se gratë kanë më shumë gjasa të jenë në depresion, të zemëruara ose armiqësore për shkak të mungesës së gjumit.
“Për gratë, më pak orë gjumë do të thotë nivele më të larta të shqetësimit psikologjik dhe ndjenja më të mëdha armiqësie, depresioni dhe zemërimi,” tha Horne, sipas New York Post.
“Në të kundërt, këto ndjenja nuk shoqëroheshin me të njëjtën shkallë të ndërprerjes së gjumit tek meshkujt”.