Flash News

POLITIKOFF

Pse i nervozi Jennifer Aniston ndjekësit e saj me postimin në Twitter

Pse i nervozi Jennifer Aniston ndjekësit e saj me postimin në Twitter

Aktorja e njohur Jennifer Aniston duket se ka nervozuar fansat dhe ka ngjallur shumë polemika këto Krishtlindje. Kjo për shkak se me datë 26 dhjetor, Aniston publiko një foto të një objekti dekorues mbi të cilin shkruhej 'Pandemia jonë e parë 2020'.

Pas këtij postimi, fansat u revoltuan dhe e konsideruan aktoren si të "pandjeshme" pasi sipas tyre po përkujton një kohë që mori miliona jetë.

''Brohoritje për pandeminë tonë të parë të vitit 2020, ku miliona njerëz humbën jetën! Le ta festojmë atë me një zbukurim Krishtlindjesh!"- shkruan një nga ndjekësit në Twitter

Në fakt Aniston gjatë gjithë pandemisë ka nxitur fansat të vendosin maskat dhe ka ngritur zërin për çdo padrejtësi që u bë ndaj tyre si dhe ka përkujtuar shumë persona që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-it.

Përkrahësit e aktores e panë këtë veprim të ndjekësve si "shumë zhurmë për asgjë".

Të fundit