Flash News

POLITIKOFF

Pse i ruajmë fotot me ish-të dashurin/en

Pse i ruajmë fotot me ish-të dashurin/en

Studimi më i ri i bërë së fundmi ka treguar se 21.6% e njerëzve, pas ndarjes, ruajnë fotografitë e ish-partnerëve të vjetër. Sipas këtij hulumtimi, gratë janë më të ndjeshme se sa burrat, madje 61% e tyre ruajnë fotografinë e ish të dashurit sepse ato nuk dëshirojnë ta harrojnë një pjesë të tyren, gjë që bëjnë edhe rreth 56% e burrave.

Pse i ruajmë fotot me ish-të dashurin/en

Nga ana tjetër, janë burrat ata që fotografitë e tilla i fshehin. Çdo një në pesë burra e pranon se si fotografinë e ish të dashurës së tij e fsheh nga e dashura e tij aktuale nga frika se do të shkaktojë xhelozi. Pikërisht për këtë arsye, burrave u rëndon ndërgjegjja, sepse rreth 17% e tyre ndonjëherë ndihen fajtor, ndërse tek gratë ndjenjën e fajit e pranojnë 11% prej tyre. Psikologja Korin Swift shprehet lidhur me këtë temë:

"Nuk është çudi se gjysma prej nesh ruan kujtime vizuale për partnerët që kemi pasur, sepse fotografitë nxitin ndjenja të forta të cilat na kujtojnë kohërat e kaluara. Arsyeja kryesore pse njerëzit fshehin fotografitë (sidomos burrat) me siguri qëndron në frikën e nxitjes së xhelozisë tek parterja e re apo evoluimin e kujtimeve. Por është krejt normale që njerëzit të ruajnë fotografitë dhe të kujtojnë dashurinë e kaluar sepse ato fotografi krijojnë fotografinë e jetës sonë, qoftë e mirë apo e keqe ajo."

Parterët emocionalë dhe më të pjekur e pranojnë më lehtë se në të kaluarën kishin një dashuri tjetër në jetë. Pika kur ata janë të gatshëm të hedhin fotografitë e ish-partnerëve, është koha kur ata në mënyrë emocionale janë të gatshëm të vazhdojnë përpara me jetën e tyre. Shumica prej njerëzve, më saktë 48%,  fotografitë i mbajnë nëpër albume të vjetra, ndërsa 31% e tyre i fsheh ato nëpër sirtarë dhe 12% në qilarë. Rreth 9% e burrave e pranon se fotot e ish-të dashurave të tyre i fshehin nëpër foldera të veçantë në kompjuter.

 

Të fundit