Flash News

POLITIKOFF

Pse janë kaq të acaruar fansat me Chiara Ferragnin dhe Fedez?

Pse janë kaq të acaruar fansat me Chiara Ferragnin dhe Fedez?

Së fundmi, blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Fedez janë vënë në qendër të vëmendjes së fansave. Dyshja e famshme rezervuan të gjithë Muzeun ‘Museo dei sogni’ vetëm për veten dhe fëmijët e tyre. Çifti së bashku me fëmijët kaluan një pasdite të tërë në muze, kurse vizitorët e tjerë prisnin pas dere derisa familja e famshme Ferragni të mbaronte shëtitjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Jashtë mbetën edhe ata që kishin paguar paraprakisht për biletën. Ngjarja u zbulua pas postimit që Chiara bëri në Instagram. “Kjo pasdite ishte argëtuese”, shkruante ajo. Kurse një komentues iu kthye: “Jo për të gjithë, shumë prindër me fëmijët e tyre mbetën jashtë muzeut”. Komentet e tjera më pas tregonin se si njerëz të ndryshëm kishin marrë leje në punë për të parë muzeun dhe nuk kishin arritur dot.

Pse janë kaq të acaruar fansat me Chiara Ferragnin dhe Fedez?

“Neglizhencë e turpshme nga ana e muzeut por edhe mungesë e madhe respekti ndaj familjeve. Fakti që je person publik, nuk të jep ty më shumë të drejta se të tjerët”, shkruan dikush. “Jeni prindër të privilegjuar, me fëmijë të privilegjuar dhe deri tani të bekuar jeni… por kur privilegji juaj dëmton të tjerët, bëni një ekzaminim të ndërgjegjes, nëse ju ka mbetur akoma”, shkruan një tjetër. Ndërkaq, as Chiara dhe as Fedez nuk u janë përgjigjur kritikave.

Të fundit