Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Më 1 qershor 1926 lindi ndoshta aktorja më e famshme e të gjitha kohërave, Marilyn Monroe. Po pakkush e di se shtatë vite para se të sillte në jetë Marilyn, nëna e saj kishte lindur dy fëmijë të tjerë, të cilët i kishte nga bashkëshorti i saj i parë Jasper Newton Baker, përkatësisht Berniece dhe Robert Kermit. Pas divorcit ai i kishte rrëmbyer fëmijët dhe i mbajti derisa vdiq nga mosfunksionimi i veshkave.

Më pas ata u birësuan nga një grua, kurse Marilyn u rrit në një shtëpi kujdesi pas problemeve psikologjike me të cilat nëna e saj u përball.

Shumë vite më vonë, Gladys Baker, pasi u shërua nga problemet psikiatrike që e kishin torturuar prej kohësh, vendosi të rifillonte kontaktin me vajzën e saj të parë, nëntëmbëdhjetë vjeçe në atë kohë, duke i shkruar asaj një letër. Në atë letër Baker e informoi Berniece-n se kishte një motër 12-vjeçare, të quajtur Norma (emri i vërtetë i Marilyn Monroe), e cila jetonte në Los Anxhelos.

Më pas Berniece Baker vendosi t'i shkruante menjëherë një letër motrës së saj që nuk e kishte takuar kurrë, duke shtuar një foto brenda zarfit dhe adoleshentja Norma Jean ia ktheu, duke filluar kështu një shkëmbim letrash përmes të cilave u njohën më mirë. Marrëdhënia e tyre, pavarësisht distancës, u bë aq e fortë sa Berniece Baker vendosi të ndihmonte motrën e saj më të vogël, e cila në atë kohë jetonte ende në shtëpinë e një shoku të nënës së saj, por fatkeqësisht nuk pati sukses. Sidoqoftë, lidhja e tyre ishte aq e fortë sa kur Norma Jean u fejua me James Dougherty në moshën 16-vjeçare, një nga njerëzit e parë që ajo i besoi ishte motra e saj më e madhe.

Megjithatë, kaluan edhe dy vite të tjera para se të dyja të arrinin të takoheshin: ndodhi në Detroit, ku Berniece ishte zhvendosur me burrin e saj Paris Miracle. Norma Jean, 18 vjeç, iu bashkua asaj dhe motra e saj e madhe e përshkroi takimin e parë në këtë mënyrë.
“Ishte e pamundur mos të njiheshim! Të gjithë pasagjerët që zbrisnin nga treni dukeshin kaq të zakonshëm, pastaj, papritmas, zbriti kjo vajzë e gjatë dhe e bukur. Nuk mund të ndalonim së vështruari njëra-tjetrën. Kishim të njëjtat flokë bjonde, të njëjtën gojë, vetëm sytë ishin të ndryshëm”.
Motrat gjithashtu gjetën menjëherë mirëkuptimin e krijuar në shkëmbimin e letrave personalisht dhe gjatë asaj dite folën gjatë për nënën e tyre, duke e quajtur atë 'një të huaj të vërtetë'.
Nëse jeta publike e Marilyn është histori, aq më pak është jeta e saj familjare. Motra e saj Berniece ishte gjithmonë me të, duke shkuar shpesh për ta vizituar.
Marilyn e mori nënën dhe motrën e saj në një turne nëpër Los Anxhelos, duke u përpjekur të rindërtonte atë marrëdhënie familjare që ato kurrë nuk e kishin pasur në të vërtetë. Ëndrra e aktores për të pasur gjithmonë Berniece-n pranë saj ishte aq e fortë sa u përpoq t'i gjente një punë në Fox, por fatkeqësisht, përveçse nuk e gjeti vendin e punës për të, Marilyn u pushua edhe vetë nga puna.

Megjithatë, mundësitë nuk vonuan: në vitin 1948, një kontratë me Columbia Pictures mbërriti për yllin, por ndërkohë presioni dhe ndërhyrja e mediave mbi jetën e saj dhe të familjes ishin bërë gjithnjë e më mbytëse. Aq sa, për të mbrojtur Berniece-n, Marilyn Monroe mori një vendim shumë të rëndësishëm. Ajo filloi t'i tregonte shtypit se ishte jetime dhe se nuk kishte askënd nga familja gjallë.

Përmes punonjësve të saj të marrëdhënieve me publikun ajo përhapi histori të rreme për të kaluarën e saj.
Jashtë jetës publike të Marilyn-it, aktorja dhe motra e saj gjithmonë e kanë mbështetur njëra-tjetrën, aq sa në vitin 1961, kur Monroe mësoi se duhej t'i nënshtrohej një operacioni, Berniece Baker iu bashkua menjëherë në Nju-Jork.
“Që atëherë nuk kam qenë kurrë e njëjta. Zgjodha arkivolin e saj dhe fustanin e gjelbër”, ka thënë Berniece për vdekjen e motrës.
Ishte gjithashtu për atë që Berniece Baker vendosi të shkruante e vetme një kujtim për motrën e saj, Motra ime Marilyn: A Memoir of Marilyn Monroe, botuar në 1994-ën.
Motra e madhe e Marilyn-it, e cila u mbajt e fshehur për shumicën e viteve të suksesshme të aktores, ndërroi jetë në vitin 2014, në moshën 94-vjeçare./TiranaPost
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38