Flash News

POLITIKOFF

"Pse më ke marrë mua?", Fjodora Fjora tregon për pyetjet e sikletshme që i bën djali që ka birësuar

"Pse më ke marrë mua?", Fjodora Fjora tregon për

Para disa vitesh, moderatorja Fjodora Fjora ka birësuar një fëmijë - lajm të cilin e ka bërë publik që në momentin që e ka birësuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf)

E ftuar sot në "Historia ime" në Klan Tv, Fjodora Fjora ndër të tjera ka treguar disa momente të sikletshme me të birin dhe se si është munduar t`ja shpjegojë atij duke marrë parasysh edhe moshën e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf)

“Një moment ka qenë shumë i çuditshëm, është hera e parë që e them sepse është diçka intime. Ai kishte qenë diku, jam e bindur që atje do ketë bërë ndonjë pyetje sepse ishte familje me shumë njerëz dhe do ketë bërë ndonjë pyetje pse ju jeni vëllezër, motra? Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti.

I thashë pse dhe më tha sepse t’i nuk bën fëmijë, 6 vjeç. I thashë kush të ka gënjyer sepse unë mund të bëj sa fëmijë të dua unë, e më tha po pse nuk më ke bërë një vëlla ose motër? I thashë sepse me del dhe më tepron ti, e më pyeti pse mua?

I thashë dëgjo, unë fëmijë bëj që ta kemi të qartë, e dyta gjithë jetën time kam kërkuar një fëmijë siç e doja unë, të ishte i qeshur, i dashur, i këndshëm dhe ditën që të pashë ty, e kuptova që fëmija që po kërkoja ishe ti dhe nuk kishte asnjë rëndësi se si erdhe ti në jetën time, të linda apo nuk të linda unë, kjo është 0 rëndësi. Unë iu luta Zotit për një fëmijë si ti dhe ditën që të pashë përballë, thashë ti je djali im. Kështu që mos e lodh kokën fare me këto muhabete dhe kush të të pyesë mund t’i thuash që mami im mund të bëjë edhe 10 fëmijë, një skuadër futbolli, thjesht ka vendosur të më ketë mua,”- ka treguar Fjodora.

 

Të fundit