Flash News

POLITIKOFF

Pse mungoi në dasmën e Arbër Hajdarit? Mesa duket as vetë Balina Bodinaku nuk e di arsyen

Pse mungoi në dasmën e Arbër Hajdarit? Mesa duket as vetë

Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari ishin 2 opinionistët e Big Brother Albania Vip 1 dhe për shumë muaj me radhë ndanë mendimet dhe vlerësimet e tyre me njëri-tjetrin. Pak javë më parë  Arbër Hajdari kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me partneren prej disa vitesh, Vlerën. 

U vu re që ndonëse mes të ftuarëve ishin shumë personazhë të njohur, Balina mungoi! E ftuar mbrëmë në "Goca dhe Gra", Bodinaku u pyet pse nuk ishte pjesë e dasmës. 

"Për këtë duhet të pyesni Arbrin!"- u përgjigj Balina. 

Pra, Balina nuk ka marrë  asnjë ftesë dasme dhe mesa duket as ajo nuk e di arsyen pse. E pyetur nëse do ta shohim sërish si opinioniste në Big Brother Vip 2, Bodinaku tha se ende "nuk ka asgjë, por s'e përjashton si mundësi".

Të fundit