Flash News

POLITIKOFF

Pse njerëzit kanë dyshime se Klea Huta dhe Kiara Tito kanë prishur raportin e tyre?

Pse njerëzit kanë dyshime se Klea Huta dhe Kiara Tito kanë

Klea Huta dhe Kiara Tito kanë një raport shumë të mirë bashkë. Prej vitesh dy vajzat e njohura janë shfaqur bashkë e kanë treguar se ruajnë një raport shumë të ngushtë. Si një shoqe shumë e mirë e Kiarës, Klea në fillim të këtij "Big Brother VIP" bënte tifo për të dhe për Luizin. 

Në rrjete sociale ajo e ka mbështetur çiftin, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur kritika. “Kiara nuk ka bërë asnjë gabim. Kurse Luizi kalon në ofendime dhe përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”-deklaroi Klea në një intervistë.

Kjo deklaratë u shfaq edhe në avantazhin e famshëm që iu dha Kiarës në BBV kur iu tregua se çfarë kanë shkruar mediat për të. Kjo nuk u prit mirë nga çifti që e përmendi disa herë, teksa Klea reagoi asokohe duke thënë se e gjitha ishte nxjerrë jashtë kontekstit. Gjithsesi është vënë re se ajo nuk ka postuar më për Kiarën dhe se nuk janë shfaqur më bashkë në asnjërën prej daljeve të moderators.

Të fundit