Flash News

POLITIKOFF

Pse po fiton kaq shumë para Will Smith pas shuplakës që i dha Chris Rock-ut në Oscars

Pse po fiton kaq shumë para Will Smith pas shuplakës që i dha

Shuplaka që Will Smith i dha Chris Rock-ut në Oscars u shoqërua me një bujë të madhe duke u cilësuar si një nga skandalet më të mëdha në historinë e ndarjes prestigjioze të çmimeve. Por pavarësisht kritikave të ashpëra dhe anulimit të disa projekteve, aktori po fiton para në një tjetër drejtim.

“Will”, libri i tij i botuar në dhjetor është kthyer në një nga librat më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara, sipas “Forbes”. Libri është kthyer në listën e USA Today të 150 librave më të shitur, përkatësisht në vendin e 73. Po ashtu, në renditjen e “New York Times” ka kaluar nga i 14-i në vendin e dytë, duke u bërë një nga librat më të shitur.

Në libër, Smith flet për abuzimin fizik që pësoi nëna e tij nga babai i tij. Aktori shkroi se ai madje mendoi të vriste babanë e tij për këtë arsye. Libri detajon gjithashtu periudhën e vështirë të aktorit kur kishte mendime vetëvrasjeje në kohën e adoleshencës.

Pse po fiton kaq shumë para Will Smith pas shuplakës që i dha

Smith, i cili fitoi Oscarin e tij të parë për interpretimin e tij në King Richard” atë natë, i kërkoi falje Rock dhe Akademisë. Pasi Akademia nisi një rishikim zyrtar të veprimeve të Smith, ai dha dorëheqjen nga organizata dhe tha se do të pranonte çdo pasojë. Ditë më pas, Akademia tha se aktori ishte përjashtuar nga ceremonia Oscar dhe eventet e tjera për 10 vite.

Të fundit