Flash News

POLITIKOFF

Pse po përflitet që Justin Bieber është 'dhunuar' në fëmijëri/adoleshencë?

Pse po përflitet që Justin Bieber është 'dhunuar'

Njerëzit po mendojnë se Justin Bieber është dhunuar gjatë adoleshencës. Një video e publikuar në TikTok, ka krijuar një diskutim në rrjet mbi mënyrën se si ai është trajtuar vite më parë. Videoja tregon një seri rastesh të njerëzve që ndërveprojnë me këngëtarin në mënyrë të pakëndshme e të sikletshme.

Në klipin e parë, 18-vjeçari puthet nga Jenny McCarthy dhe thotë se "ndihet i dhunuar". McCarthy më vonë është shprehur se i ka kapur prapanicën duke shtuar se "nuk rezistonte dot, sepse Justin ishte i shijshëm". Në një tjetër video Katy Perry prek përsëri Justin nga të pasmet dhe kësaj radhe ai është vetëm 16 vjeç.

Pse po përflitet që Justin Bieber është 'dhunuar'

Edhe në një tjetër intervistë, gazetarja i kërkon t'i flasë për seksin. Përsëri, këngëtari ishte 16 vjeç! Gjatë programit të Ellen DeGeneres, atij i shfaqet një foto nudo, që paparacët e kanë shkrepur pa miratimin e tij. Me videon që u bë virale dhe tërhoqi miliona shikime, njerëzit ndihen të shqetësuar për mënyrën sesi Justin është trajtuar kur ishte fëmijë dhe shumë njerëz i cilësojnë videot "jo etike, të pahijshme dhe shqetësuese", apo "dhunë mediatike".

"Atëherë kemi qenë të gjithë në gjumë. Po ndihem keq që askush s'e ka vënë re shqetësimin e tij."

Një i tretë tha se Bieber "s'duhej t'i kishte kaluar kurrsesi këto" dhe duket se të gjithë bien dakord se njerëzit në një mënyrë a një tjetër, njerëzit kanë përfituar prej tij.

Të fundit