Flash News

POLITIKOFF

Pse po përflitet se Tea është lidhur me Butrint Imerin, flet ish-banorja e BBV

Pse po përflitet se Tea është lidhur me Butrint Imerin, flet

Tea Trifoni ka qenë ish-konkurrente në emisionin “Për’puthen” dhe së fundmi ish-banore e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”.

Ditën e sotme e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, tek E Diell, Tea ka treguar shumë për veten e saj dhe ka dhënë një përgjigje për thashethemet që qarkullojnë. Sipas dy moderatorëve të kësaj rubrike Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi kanë ardhur shumë mesazhe në faqen zyrtare të “Mos i bjer me top” në Tik Tok, ku fansat thonë që e kanë parë Tean të takohet me Butrint Imerin.

Tea Trifoni: Hera e parë që unë e dëgjoj këtë, unë Butrintin nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam parë kurrë, as në koncerte nuk e kam parë ndonjëherë live dhe nuk e di si doli kjo. Edhe unë jam shumë kurioze ta shoh këtë videon që paska ky personi, por nuk ekziston.

Ronaldo Sharka: Ai ka thënë që së shpejti do e sigurojë videon.

Tea Trifoni: E presim. Nuk e kam takuar kurrë, nuk e njoh.

 

Të fundit