Flash News

POLITIKOFF

Pse thuhet se Edi Rama do të jetë pjesë e finales së "Big Brother Vip Albania"?

Pse thuhet se Edi Rama do të jetë pjesë e finales së

"Big Brother Vip Albania" është tashmë fenomen dhe madje disa javë më parë Rama postoi një video me këngën e Fifit në sfond, këngën "Diell" që ajo e shkroi sa ishte pjesë e BBV dhe në rrjet qarkulloi kudo lajmi se dhe vetë kryeministri shqiptar është "fiksuar" me këtë program.

Por së fundmi, në rrjet dhe në mediat online, po qarkullon lajmi se është përcaktuar që para nisjes së emisionit dhe çmimi do i dorëzohet nga një person i paparashikueshëm.

Ky thashethem ka nisur si pasojë e supozimit të ndjekësve të emisionit që janë prenotuar dy helikopterë për në datë 18 shkurt, ku njeri prej tyre do të shkojë në Vlorë - ku kujtojmë se Veshaj është me origjinë nga Vlora.

Mirëpo ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është lajmi se në finale do të jeë i përfshirë edhe Edi Rama. Burime për “Pamfleti”-n mësojnë se do të jetë pikërisht kryeministri i Shqipërisë, i cili do t’i dorëzojë fituesit çmimin e madh prej 100.000 eurosh.

Kujtojmë se për këtë program, në rrjet kanë qarkulluar pafund "teori" të ndryshme, qoftë për fituesin e përcaktuar ku disa të tjerë thonë që është Iliri fituesi dhe të tjerë Arjola.

Të fundit