Flash News

POLITIKOFF

Pse Twitter dhe Facebook ka fshirë gjysmën e postimeve të Trump që nga 'Dita e Zgjedhjeve'

Pse Twitter dhe Facebook ka fshirë gjysmën e postimeve të Trump

Facebook dhe Twitter kanë bllokuar gjysmën e postimeve të Presidentit Donald Trump që nga e marta sepse ai deklaroi vazhdimisht dhe në mënyrë të rreme fitoren dhe vuri dyshime mbi votat ligjore të numëruara pas Ditës së Zgjedhjeve.

Nga 22 postime që ka bërë Trump në Facebook dhe Twitter - duke mos përfshirë retweet-et ose videot, 11 prej tyre janë etiketuar nga gjigantët e rrjeteve sociale si të papërshtatshme.

Në këto postime të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshihen pretendime të gabuara për fitore para de të dalin përfundimet zyrtare dhe pohime të rreme se në zgjedhje po ndodhin mashtrime.

Rrjeti social Twitter ka fshehur postimet për përdoruesit dhe ka paralajmëruar se “disa ose e gjithë përmbajtja e shpërndarë në këtë tweet është diskutueshme dhe mund të jetë e gabuar në lidhje me zgjedhjet ose procese të tjera”, si dhe ka kufizuar aftësinë për të pëlqyer apo për të bërë “retweet”.

Pse Twitter dhe Facebook ka fshirë gjysmën e postimeve të Trump

Ndërsa Facebook, ka paralajmëruar përdoruesit nën postimet e presidentit Trump se “votat përfundimtare mund të ndryshojnë nga numërimi fillestar i votave" ose "zyrtarët e zgjedhjeve ndjekin rregulla të rrepta kur bëhet fjalë për numërimin, trajtimin dhe raportimin e votave", por prapë lejon përdoruesit të ndajnë dhe të komentojnë.

Pse Twitter dhe Facebook ka fshirë gjysmën e postimeve të Trump

Burimi: Forbes

Të fundit